
Britania e Madhe nuk do t’i bashkohet bllokadës ushtarake të propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump ndaj porteve të Iranit në Ngushticën e Hormuzit.
Lajmi është konfirmuar nga BBC, ndërsa një zëdhënës i qeverisë britanike theksoi se Londra nuk do të përdorë anije apo trupa detare për të bllokuar portet iraniane.
Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë praninë e saj ushtarake në rajon, përmes anijeve për pastrimin e minave dhe kapaciteteve kundër dronëve.
Kryeministri Keir Starmer, gjatë vizitës në vendet e Gjirit, ka zhvilluar takime me liderë rajonalë për të diskutuar përpjekjet diplomatike dhe ruajtjen e armëpushimit.
Qeveria britanike thekson se prioritet mbetet garantimi i lirisë së lundrimit dhe mbajtja e hapur e Ngushticës së Hormuzit, një korridor kyç për ekonominë globale dhe stabilitetin e çmimeve.