Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja rrit në heshtje importet e gazit të lëngshëm rus


Bashkimi Evropian ka rritur ndjeshëm blerjet e tij të gazit natyror të lëngshëm (LNG) rus në tremujorin e parë të vitit 2026, edhe pse këmbëngul se do eliminojë dalëngadalë energjinë ruse deri në fund të vitit të ardhshëm, raportoi të premten Financial Times.

Sipas të dhënave të Kpler të cituara nga media, importet e BE-së nga projekti rus Yamal LNG në Siberi u rritën me 17% në bazë vjetore, duke arritur në 5 milionë ton në tremujorin e parë. Blloku shpenzoi rreth 2.9 miliardë euro. BE mori 69 nga 71 dërgesa – ose 97% – përfshirë 25 vetëm në mars, krahasuar me 59 nga 68 dërgesa (87%) në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Rritja tregon se nuk ka “asnjë vullnet nga blerësit evropianë për të ndaluar blerjen e LNG-së ruse”, tha për FT Sebastian Roetters nga organizata mjedisore Urgeëald.

Raporti vjen disa ditë pasi Komisioneri i Energjisë i BE-së, Dan Jorgensen, ripohoi se Brukseli nuk do rishikojë planin për ndalimin e gazit rus, me LNG-në që do ndalohet deri në fund të vitit 2026 dhe gazin përmes tubacioneve deri në vjeshtën e 2027. Në një intervistë për FT, ai tha se nuk do ketë ndryshime në legjislacion, por pranoi se blloku po “përgatitet për skenarët më të këqij”, përfshirë racionimin e mundshëm të energjisë mes ndërprerjeve të shkaktuara nga lufta SHBA-Izrael–Iran, shkruan Rt,

Lufta ka ndërprerë ndjeshëm rrjedhat përmes Ngushticës së Hormuzit – një pikë kyçe që trajton rreth 20% të naftës dhe LNG-së globale të transportuar detar – dhe ka goditur infrastrukturën energjetike të Gjirit, duke shkaktuar rritje të çmimeve të LNG-së. Çmimet spot në Azi dhe TTF në Evropë pothuajse u dyfishuan para se të uleshin pas armëpushimit të 8 prillit, por mbeten ende shumë mbi nivelet para konfliktit.

Qëndrimi i Brukselit për energjinë ruse ka nxitur paralajmërime nga disa zyrtarë të BE-së. Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha se “Evropa po shkon drejt një prej krizave ekonomike më të rënda në historinë e saj”, duke këmbëngulur se “e vetmja rrugëdalje është heqja e sanksioneve ndaj energjisë ruse”.

Bashkëkryetarja e partisë sëdjathtë gjermane Alternative for Germany, Alice Ëeidel, bëri thirrje për një “rikthim te një furnizim energjie të përballueshëm dhe të besueshëm” dhe për blerje energjie “aty ku është më e lirë, që është Rusia”, për të ruajtur konkurrueshmërinë.