Vendosni fjalën kyçe....

Braçe: Rruga kryesore e Selitës me gropa, nuk i plas kujt


Deputeti socialist Erion Braçe në një video-mesazh ka ndarë pamje nga rruga kryesore e Selitës e cila është e shkatërruar dhe me gropa.

Ai ngre shqetësimin se pavarësisht thirrjeve të shpeshta nuk është marrë asnjë masë për mbarëvajtjen e rrugës.

Statusi në Facebook;

 

 

Në #territor, si #deputet i 5-s, rruga qendrore-kryesore e Selitës ka mbaruar! Nuk mbaj mend se kur u bë GROPA E PARË, por atë e ka zënë GROPA E DYTË dhe GROPA E TRETË!

Shihni se si ndalojnë shoferët për të ruajtur makinat e si krijohet trafik në oraret e pikut! Nganjëherë e humb edhe dëshirën të flasësh, se – më falni për shprehjen – POR NUK I PLAS KUJT!

Me gjasë, gropa të tjera do mbulojnë gjithë rrugën dhe drejtorët e bashkisë do shohin rehatinë e pushtetit, bërë nga vota e njerëzve në Selitë!