Vendosni fjalën kyçe....

Vangjush Dako rekurs në Gjykatën e Lartë kundër dënimit nga Apeli i Posaçëm



Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e dënimit të dhënë ndaj tij nga Apeli i Posaçëm në Tiranë.

Sipas burimeve, Dako kërkon rishikimin e vendimit të Apelit, duke e çuar çështjen në shkallën më të lartë të sistemit gjyqësor në vend.

Vendimi i Gjykatës së Lartë pritet të përcaktojë fatin përfundimtar të çështjes ndaj ish-zyrtarit të lartë vendor.