Vendosni fjalën kyçe....

Pitbulli sulmoi 4-vjeçaren në Vlorë, kryebashkiakja: Është kryer eutanazia e qenit


Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Vlorë, ku një vajzë 4-vjeçare u sulmua nga një qen pitbull, kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini, deklaroi se qeni është trajtuar sipas procedurave ligjore dhe se është kryer eutanazia nga veterinerët e bashkisë, për shkak të sjelljes agresive dhe rrezikut që paraqiste për jetën e njerëzve dhe kafshëve të tjera.

Gazetarja: Burime të ndryshme tregojnë që qeni është marrë dhe është vrarë nga punonjësit bashkiakë. Jeni interesuar për këtë çështje?

Mersini: Unë jam interesuar pa diskutim por unë mendoj që të jemi pak të qartë dhe korrektë për çfarë shprehemi sepse ata punonjës të bashkisë quhen veterinerë. Do të jemi tek neni 70 I ligjit të Mirëqënies së kafshëve në pikën Ç, për të gjithë kafshët me sjellje aggressive të cilat përbëjnë një rrezik për jetët e njerëzve dhe kafshëve të tjera futet në proçedurat e Eutanazisë.

Gazetarja: Pra ju i keni bërë eutanazi?

Mersini: Jo nuk thashë asgjë të tillë, thashë që ligji është i shprehur në të gjithë situatat që kafshët të cilat paraqesin rrezik …

Gazetarja: Është rasti i djeshëm…

Mersini: Është kryer eutanazi.