Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni “Laboratori” në Tiranë/ Zbulohet qendra që falsifikonte diploma universiteti dhe masteri, pranga 51-vjeçarit


 

Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare në Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Laboratori”, duke goditur një veprimtari të gjerë të falsifikimit të dokumenteve shtetërore dhe akademike.

Gjatë aksionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 51 vjeç, i cili dyshohet se drejtonte këtë aktivitet të paligjshëm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 51-vjeçarit në zonën e Zall-Bastarit, forcat e rendit zbuluan një ambient të përshtatur si laborator i mirëfilltë.

Në këtë hapësirë të fshehtë prodhoheshin dhe falsifikoheshin diploma të shkollave të mesme, diploma universitetesh të ndryshme, certifikata të programeve master, si dhe licenca profesionale.

“Shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.