Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 42-vjeçari në Mamurras me armë dhe kokainë



Një 42-vjeçar është arrestuar në Mamurras, në ambientet e hotelit ku qëndronte, pasi u kap me armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrollit iu gjet gjithashtu një sasi lënde narkotike kokainë.

Policia sekuestroi pistoletën me krehër e fishekë, drogën dhe dy celularë.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni i koduar “Alias”

Mbante pa leje, armë zjarri (pistoletë), arrestohet në ambientet e hotelit ku qëndronte, në Mamurras, 42-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe sasi lënde narkotike Kokainë.

Sekuestrohen arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe sasia e Kokainës dhe 2 celularë.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të punës operative dhe kontrolleve, për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, duke mbajtur pa leje, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin e koduar “Alias”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K. alias A. Ll., 42 vjeç, banues në Mamurras.

Në Mamurras, gjatë kontrollit në hotelin ku 42-vjeçari qëndronte, u gjet një armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, ndërsa gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.