
Barcelona është mundur në mënyrë surprizë në fushën e saj prej Atletiko Madridit në derbin spanjoll, në ndeshjen e vajtjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Katalanasit që kryesojnë kampionatin spanjoll dhe janë shumë pranë titullit, u surprizuan nga Atletiko duke e pasur shumë të vështirë kualifikimin, që do e provojnë në ndeshjen e kthimit në Madrid.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, kampionët në fuqi të Evropës, francezët e PSG-së mundën Liverpulin 2-0 në Francë duke hedhur një hap të rëndësishëm për sa i përket një vendi në gjysmëfinale.