Vendosni fjalën kyçe....

Tërmet 7.4 ballë në Indonezi, raportohet një viktimë



Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi Detin e Molukave Veriore, pranë brigjeve të Ternate-s në Indonezi, në orët e para të së enjtes, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, të cituar nga DW.

Fillimisht u dha një paralajmërim për cunami për Indonezinë dhe vendet fqinje, për shkak të rrezikut të valëve të rrezikshme brenda një rrezeje prej rreth 1,000 kilometrash nga epiqendra, por më pas alarmi u hoq.

Tërmeti goditi rreth 127 kilometra në perëndim të Ternate-s, në një thellësi prej afro 35 kilometrash. Pas tij janë regjistruar edhe pasgoditje me magnitudë deri në 5.0.

Agjencia indoneziane e meteorologjisë raportoi valë cunami me lartësi rreth 30 centimetra në provincën North Maluku dhe 20 centimetra në zonën Bitung, në verilindje të Sulawesit.

Sipas mediave vendase, një person ka humbur jetën në zonën e Manados si pasojë e rrënojave, ndërsa janë raportuar edhe dëmtime në disa ndërtesa.

Indonezia ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, çka e bën të ekspozuar ndaj tërmeteve të forta dhe cunameve.