Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar për trafik droge, kapet në arrati 38-vjeçari i kërkuar për dosjen “Tempulli”


Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar gjatë një aksioni duke zbardhur dita e sotme (2 prill) në Fier.

Andi Bakiasi është i riu i ndaluar nga uniformat blu, banues në Lushnjë dhe i dënuar në mungesë me 4 vjet dhe 8 muaj burgim për prodhim dhe shitje droge.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, që u godit gjatë operacionit të koduar “Tempulli”, në vitin 2024”, thanë burime zyrtare.

Burime zyrtare bënë me dije se kapja e tij u bë gjatë operacionit të koduar “Arratia”.

 

Njoftimi i Policisë Fier:

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara drejtësisë të shtetasve të shpallur në kërkim, finalizuan operacionin e koduar “Arratia”.   

Si rezultat i këtij operacioni, u kap në fshatin Pluk, Lushnjë dhe u vu në pranga shtetasi:

-Andi Bakiasi, 38 vjeç, banues në Lushnjë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, që u godit gjatë operacionit të koduar “Tempulli”, në vitin 2024.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme”.