Vendosni fjalën kyçe....

“Berisha ka frikë nga gara, prandaj nisi përjashtimet” – Alibeaj


Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj tha mbrëmjen e sotme se Sali Berisha ka frikë nga gara për këtë arsye ka nisur fushatën e përjashtimeve në parti teksa më 23 maj do mbahen zgjedhjet për kreun e ri të selisë blu.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë në qeverinë Berisha, ky i fundit ka nisur të ndjejë frikën dhe ka nisur të lëvizë për të siguruar mandatin në krye të PD-së.

“Koncept vetëpërjashtimi nuk ka. Asnjë nga statutet e partisë nuk e ka pasur. Nuk ka sens. Por teksa përdoret rëndom nga Berisha koncepti i vetëpërjashtimit tregon sikletin e madh. Mesa duket nuk i ka mbështetësit. Duket se ka nuhatur se mbështetja e verbër militanteske që ka pasur dikur, mesa duket ka nisur të bjerë dhe si nuhatës i mirë, ka ecur me idenë që t’i presim kokën që në fillim. Ka përjashtuar Salianjin, dhe mesa duket nuk do e lejojë të kandidojë. Mendoj që kjo i jep edhe më shumë kuota Salianjit. Kjo varet edhe nga veprimet e Salianjit. Por Sali Berisha edhe mund të zgjidhet, por do zgjidhet si njeri që ka frikë nga gara. Ka një lëvizje aty brenda që nëse lidhet e pakontrolluar, apo nëse do lihet një kandidaturë alternative, pakënaqësia mund të shkojë te kandidati tjetër. Berisha në çdo rast i humbur si e përjashton, si nëse e lë në garë”, tha ai.