Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, probleme në aksin Boboshticë–Dardhë



Reshjet e dëborës janë rikthyer gjatë orëve të fundit në Qarkun e Korçës, duke prekur kryesisht zonat malore të këtij rajoni.

Sipas informacioneve nga terreni, dëbora ka përfshirë edhe aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, ku trashësia e saj varion nga 20 deri në 25 centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Autoritetet bëjnë me dije se kontraktorët janë angazhuar në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve, si dhe për kriposjen e tyre, me qëllim garantimin e lëvizjes dhe shmangien e aksidenteve.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat me prezencë të lartë dëbore dhe temperatura të ulëta, si dhe të përdorin pajisjet dimërore për qarkullim të sigurt.