
Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një paralajmërim të fortë mbi rrezikun që grupe të lidhura me Iranin mund të godasin subjekte të lidhura me SHBA-në ose opozitën iraniane në Shqipëri.
Në mesazhin e publikuar në Facebook, ambasada amerikane u kërkon shtetasve amerikanë që të rrisin kujdesin. Sipas saj, grupet e lidhura me Iranin mund të synojnë vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube e restorante.
“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar.”