Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi i hakerëve iranianë, Prokuroria: Nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese, stafet eIT-së janë duke monitoruar situatën


Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas raportimeve nga grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”, të cilët deklaruan se kishin arritur të merrnin akses në dosjet e institucionit.

Prokuroria ka njoftuar se verifikimet e ekspertëve të IT-së nuk zbuluan gjurmë kompromentuese. Sipas njoftimit stafet e IT-së po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme.

Grupi i hackerave “Homeland Justice” ka njoftuar se ka kryer një sulm kiberbetik në drejtim të sistemeve të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme në Shqipëri.

Ka qenë vetë grupi i hackerave që ka njoftuar sulmin në fjalë, në rrjetet sociale, ndërsa pretendon se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe te prokuroria dhe se ka siguruar të dhëna dhe dokumente që, sipas tyre, lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve të drejtësisë. 

Reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme:

Për shkak të interesit në lidhje me hackerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorise së Pergjithshme, ju bëj me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hackerimit.

Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën.