
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe deputeti Flamur Noka ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve në vend, duke kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Noka shprehet se gjatë 13 viteve të qeverisjes së Ramës, shqiptarët janë detyruar të shkojnë në vendet fqinje për të blerë produkte bazë.
Në reagimin e tij ai shkruan:
“Ç’u bëri Edi Rama shqiptarëve në 13 vjet:
I katandisi në ‘turistë ditor’ në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë e Greqi, për të blerë ilaçe, ushqime e karburant. Medet! As ai vetë s’do e besonte këtë realitet para 13 vitesh, kur entuziazmohej me rilindjen.”