Vendosni fjalën kyçe....

Jim Belushi kërkon divorcin nga bashkëshortja e 23 viteve


Jim Belushi kërkon divorcin nga Jennifer Sloan, gruaja e aktorit prej 23 vitesh. Aktori 67-vjeçar me origjinë shqiptare depozitoi kërkesën për divorc në Gjykatën Supreme të Los Angelesit.

Kjo është hera e dytë që çifti nis procedurën e divorcit. Hera e parë qe e nisur nga bashkëshortja e Belushit, në 2018-ën. Megjithatë pas një viti, raporton “TMZ”-ja, Belushi kërkoi që kjo kërkesë të anulohej.

Çifti ka dy fëmijë, ndërsa Belushi ka edhe një djalë nga martesa e tij e parë me Sandra Davenport në vitet 1980-1988. Ai ka patur edhe një martesë të dytë nga 1990-1992 me Marjorie Bransfield.