Vendosni fjalën kyçe....

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama: Dyfishohet çdo vit


Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka hartuar një plan 4-vjeçar për rritjen e pensioneve, ku sipas tij, shtesat do të dyfishohen nga viti në vit.

Gjatë një takimi në njësinë nr. 2 në Tiranë, Rama u shpreh se nëse këtë vit pensionet janë rritur me një nivel të caktuar, nga janari i vitit të ardhshëm kjo rritje do të jetë dyfish, ndërsa në vitet pasuese do të vijojë në të njëjtin trend rritës.

“Tani pensionet kanë hyrë në planin e rritjes i cili është një plan 4 vjet rresht ku çdo vit rritja do të dyfishohet.

Nëse këtë vit pensioni në muaj është rritur X, vitin tjetër, nga janari do të jetë X herë 2, pastaj vitin tjetër do të jetë X herë 3 sepse na janë krijuar mundësitë dhe kjo do të thotë që funksionon ekonomia”, tha Rama.