
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e eurodeputetit Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorit të tij Pandeli Kokaveshi, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së.
Dy të pandehurit kundërshtuan dënimin për korrupsion në zgjedhje dhe iu drejtuan shkallës së tretë të gjyqësorit me kërkesë për pafajësi, por pretendimet e tyre nuk u pranuan.
Sipas vendimit të mëparshëm të Apelit, Beleri është dënuar me 2 vite burg, ndërsa Kokaveshi me 3 vite shërbim prove.
Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve bashkiake.
Vendimi i Gjykatës së Lartë e bën përfundimtar procesin gjyqësor për këtë çështje.