Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Anijet luftarake britanike janë thjesht ‘lodra’


Presidenti Donald Trump ka rinisur kritikat ndaj aleatëve të Nato-s të enjten, duke pretenduar se anijet luftarake britanike, HMS Queen Elizabeth dhe HMS Prince of Wales, janë “thjesht lodra”.

Gjatë një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Trump u ankua se Nato nuk kishte bërë “asgjë fare” për të mbështetur SHBA-në në konfliktin me Iranin.

Ai ripërsëriti pakënaqësinë e tij për faktin se Britania kishte ofruar ndihmë ushtarake vetëm pas fillimit të konflikteve, duke thënë: “Na tha Britania se ‘do të dërgojmë’, kjo ishte tri javë më parë, ‘do të dërgojmë anijet tona luftarake’, të cilat nuk janë më të mirat, janë lodra krahasuar me ato që kemi ne. Por ‘do të dërgojmë anijen luftarake kur lufta të ketë mbaruar’. Unë thashë ‘oh sa bukur, shumë faleminderit. Mos u shqetësoni. Nuk na nevojitet’.”

Zyra e Kryeministrit në Londër ka mohuar se Britania ka ofruar ndonjëherë anije luftarake për këtë konflikt.

Për sa i përket komenteve të përsëritura të Trump ndaj Britanisë, kryeministri Starmer tha se dukeshin si një mënyrë presioni ndaj tij, duke shtuar se ai preferon të fokusohet te detyrat e tij dhe veprimi në interes kombëtar.