Vendosni fjalën kyçe....

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë s’ka ndërprerje të analizave në spitale


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri tani nuk ka asnjë ndërprerje të anaklizave për pacientët.

Njoftimi vjen pas deklaratës së ministres Sala më herët se pas datës 20 nuk do ofrohen më analiza në QSUT për shkak të mungesës së fondeve dhe se deri në fund të vitit problemi do marrë zgjidhje.

“Aktualisht nuk ka asnjë ndërprerje të kryerjes së ekzaminimeve laboratorike në spitalet rajonale dhe spitalet universitare në vend. Shërbimi vijon normalisht dhe pa asnjë ndërprerje, veçanërisht për ekzaminimet e urgjencës, të cilat kryhen në çdo kohë, duke garantuar trajtimin e menjëhershëm të pacientëve në nevojë. Strukturat  shëndetësore janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, duke vlerësuar fluksin e pacientëve, profilin e sëmundshmërisë dhe sëmundjet bashkëshoqëruese, me qëllim ofrimin e një kujdesi të integruar dhe cilësor për çdo pacient. Institucionet përgjegjëse mbeten plotësisht të angazhuara për të garantuar vijimësinë e shërbimeve, cilësinë e tyre dhe reagimin në kohë ndaj çdo nevoje për shërbim shëndetësor laboratorik dhe jo vetëm”.