
Po nuk shënove do pësosh. Kjo aksiomë e futbollit është zbatuar me përpikmëri mbrëmjen e sotme në ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për fazën play-off të kualifikuesve të botërorit.
Kombëtarja shqiptare shënoi e para me Arbër Hoxhën në fund të pjesës së parë duke e mbyllur atë në avantazh.
Me nisjen e së dytës, kombëtarja shqiptare kishte një rast të artë për të shënuar por Laçi gaboi. Pak minuta më pas, Polonia barazoi rezultatin.
Shqipëria kishte sërish një tjetër rast të pastër për të gjetur golin e avantazhit, po sërish gaboi. Pak minuta më pas Polona shënoi golin e dytë që i dha fitoren dhe e çoi në finale ku do ndeshet me Suedinë.