
Izraeli po shqyrton uljen e taksës së karburantit dhe lejimin e pagesave të taksave në dollarë, ndërsa lufta me Iranin po ndikon në rritjen e çmimeve globale të naftës, përcjell YNet.
Sipas raportimeve, autoritetet izraelite po analizojnë masa për të zbutur ndikimin ekonomik te qytetarët dhe bizneset, në një kohë kur tregjet ndërkombëtare të energjisë janë tronditur nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme.
Një nga opsionet kryesore është ulja e taksës mbi karburantet, me qëllim frenimin e rritjes së çmimeve në tregun vendas. Po ashtu, po diskutohet edhe mundësia që disa pagesa tatimore të kryhen në dollarë amerikanë, për të lehtësuar presionin mbi monedhën vendase dhe për të stabilizuar ekonominë.
Rritja e çmimeve të naftës vjen si pasojë e tensioneve në rajon, veçanërisht rreth ngushticës strategjike të Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të energjisë.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse konflikti vijon, ndikimi në ekonominë globale mund të thellohet, duke prekur zinxhirët e furnizimit dhe kostot e jetesës në shumë vende.