Vendosni fjalën kyçe....

“Boll të kam pritur, kësaj here s’ma merr dot opozitën, s’do më shpëtosh nga duart” – Kokalari mesazh Berishës


Kandidatja për kreun e PD-së në zgjedhjet e 23 majit Evi Kokalari, i është drejtuar djalit të kreut të PD-së Shkëlzen Berisha dhe vetë Berishës që të publikojnë emrat e komisionit zgjedhor si dhe kriteret dhe datat për aplilkime.

Ajo shkruan në Facebook se kësaj here nuk do i shpëtojnë ndërsa thotë se e ka pritur Berishën në më shumë se një rast

“Shkelzen Berisha, nëse sot është 25 mars dhe zgjedhjet janë më 23 maj, kur do të publikoni emrat e komisionit përkatës dhe kriteret/datat për aplikime?

Nëse mendoni se do bëni lojëra, shumë keq e keni — edhe ti, edhe Sali Berisha.që nëse pengojnë dhe deformojnë procesin

Mua kësaj radhe nuk më shpëtoni dot. Ju prita pas shitjes masive të zgjedhjeve të bashkisë. (2023)

Nëntor 2024 – I kërkova Berishës të dalë nga loja sepse e dinim që nuk fitonte dhe pas fitores së Trump mund t’ia merrja Ramës kollaj zgjedhjet. Ai donte ta provonte vetë (sërisht). E dogji Shqipërinë (sërisht).

Dhe prapë ju prita.

Ju prita dhe një vit tjetër deri sa të hapnit zgjedhjet… po ta them publikisht, meqë në mesazhe bëni sikur nuk i lexoni. Kësaj radhe as nuk ju lë, as nuk ma merrni dot opozitën.

Kështu që minimalisht, ndiqni procedurat normale, sepse përveç gjykatës dhe DASH-it, do shkosh ti personalisht në SPAK, që mban PD-në peng.” – shkruan Kokalari.