Vendosni fjalën kyçe....

Presidentja Osmani përkujton 27-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 27-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi objektivat serbe, duke theksuar rolin vendimtar të aleancës në mbrojtjen e popullit kosovar.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani rikujtoi vitin 1999, kur Kosova përballej me rrezikun e shfarosjes nga Serbia. “27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë”, shkroi ajo.

Presidentja bashkëngjiti gjithashtu një video historike të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, i cili argumentonte ndërhyrjen ushtarake për të ndalur spastrimin etnik dhe dhunën në Kosovë.