Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshimet e drejtuesve politikë të qarqeve, Balla: Jemi në fushatë riorganizimi, s’kemi kohë për të humbur


I pyetur gjatë konferencës se kujt i druhet Rama për ndryshimet e ndërmarra lidhur me drejtuesit politikë në qarqet e vendit, Taulant Balla tha se partia ndodhet në një fazë të re hapjeje.

Ai u shpreh i bindur se fitorja e 11 majit mund të ripërsëritet nëse zgjedhjet bëhen që të dielën, por nuk ka kohë për të humbur pasi partia është në fushatë riorganizative.

“Ne jemi e vetmja parti politike në Shqipëri që zhvillojmë procese të vëtreta zgjedhjesh në nivel vendor. Jemi në një fazë të re hapjeje dhe rienergjizimi të partisë, me objektiv për të zgjeruar numrin e anëtarësisë të PS. 20 mijë anëtarë të partisë nuk është objektiv i thjeshtë, por i vështirë në një kryeqytet ku jeton 1/3 e popullsisë. Ne e ripërsërim fitoren tonë të 11 majit nëse zgjedhjet janë të dielën. Ndoshta na plotësohet edhe ëndrra ime e atij mandatit që e kam vuajtur shumë, mandatin e katërt në Lezhë me votat e diasporës dhe nuk më del e keqja deri në 2029. Nuk kemi kohë për të humbur në përgatitjet tona për këtë fushatë riorganizative. Do të kemi ndryshime në organizimin e partisë në nivel vendor. Do të jetë proces konkurrues platformash, siç ka ndodhur historikisht në PS për të konkluduar më 12 qershor. Në shtator, fillojmë përgatitjet për zgjedhjet vendore”, tha Balla.