Vendosni fjalën kyçe....

“Dy këshilltarët e Durrësit u përjashtuan pasi punuan për PS-në” – Noka i përgjigjet Salianjit


Dezinformim e ka quajtur Sekretari i Përgjithshëm i PD-së lajmin e përjashtimit të dy këshilltarëve bashkiakë të Durrësit, me motivacionin se kanë mbështetur lëvizjen e Ervin Salianjit.

Përmes një njoftimi zyrtar, Noka shkruan se përjashtimi i tyre është bërë me kërkesë të PD-së së Durrësit kohë më parë.

Ai thekson se Arlind Boshku është përjashtuar pasi ka punuar për PS-në në zgjedhjet e 11 majit 2025 ndërsa Dritan Burgija ka përdorur pozicionin si këshilltar i PD-së në Bashkinë e Durrësit për përfitime personale nga bashkia dhe se gjithashtu ka punuar për PS-në.

“Sqarim për opinionin publik!

Lidhur me dezinformimin e mediave të qeverisë për motivin e vendimit për largimin e dy këshilltarëve nga grupi i këshilltarëve të PD të Bashkisë Durrës sqarojmë sa vijon: Dy këshilltarët e grupit të PD në Bashkinë Durrës janë larguar nga grupi i këshilltarëve dhe nga strukturat e PD lokale me kërkesë të degës PD, Durrës e cila ka depozituar këtë kërkesë kohë më parë. Arlind Boshku është vërtetuar se ka punuar për Partine Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit 2025. Kurse Dritan Burgija ka shfrytëzuar pozicionin e këshilltarit të PD për përfitime personale nga Bashkia dhe po sipas relacionit te degës PD, Durrës ka punuar për PS. Çdo interpretim tjetër është trillim.”