Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon pas protestës: 22 Marsi i Demokracisë, ditë triumfi për lirinë



Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas protestës së zhvilluar këtë të diel, duke e cilësuar 22 marsin si një “ditë triumfi të lirisë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se qytetarët nga Tirana dhe mbarë vendi treguan revoltën e tyre, duke i dhënë, sipas tij, një goditje qeverisë.

Ai ka akuzuar gjithashtu autoritetet për dhunë ndaj protestuesve, ndërsa ka përmendur edhe një sulm ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha.

Sipas Metës, këto zhvillime tregojnë, siç thotë ai, “panikun e thellë” të kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

Në reagimin e tij, ish-presidenti thekson se tashmë vendimmarrja i takon qytetarëve, duke shtuar se “fjalën e ka populli dhe vetëm ai do të vendosë”.