Vendosni fjalën kyçe....

Xhixho: Nafta 215 lekë/litër, qeveria refuzon uljen e taksave


Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës, duke deklaruar se ai ka arritur në 215 lekë për litër, ku sipas saj rreth 60% përbëhet nga taksat.

Ajo theksoi se ndryshe nga vendet e rajonit që kanë ndërmarrë masa për uljen e çmimeve, qeveria shqiptare nuk po vepron, duke refuzuar shqyrtimin e propozimeve për pezullimin e taksës së qarkullimit dhe asaj të karbonit.

Sipas Xhixhos, rritja e çmimit të naftës do të sjellë edhe rritje të kostos së jetesës për qytetarët, ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e opozitës.

Reagimi:

Çmimi i naftës ka shkuar në 215 lekë për litër.

Rreth 60% e këtij çmimi janë TAKSA që shkojnë direkt në arkën e shtetit.

Në rajon po merren masa:

Kosova kufizon fitimet,

Mali i Zi ul akcizën,

Maqedonia e Veriut ul TVSH-në,

Serbia — uljen e akcizës me mbi 20%, hedhjen në treg të 40 mijë tonëve naftë.

Partia e Lirisë ka propozuar zgjidhje të menjëhershme:

Pezullimin e Taksës së Qarkullimit

Pezullimin e Taksës së Karbonit

Por qeveria REFUZON ta shqyrtojë prej 2 javësh në Kuvend. Sepse për këtë qeveri, çmimi nuk është rritur ende mjaftueshëm, ndërkohë pritet që çmimi të shkojë 220 lekë për litër që ta ulin 20% të akcizës, që do të thotë vettëm 9 lekë. Një ulje totalisht e papërfillshme!

Çdo rritje e naftës do te sjellë rritjen e çmimit të bukës, qumështit, vajit, transportit— rritet çdo kosto jetese.

Zgjidhja e vetme është ULJA e TAKSAVE!

Ndaj sot, në ora 18.00, të gjithë në shesh për veten tonë, për familjet tona kundër kësaj autokracie që vetëm varfëron qytetarët.