
Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të veprimtarive të paligjshme, duke arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar për mbajtje pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse.
Në kuadër të kontrolleve të bazuara në informacione operative, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e shtetasit A. C., ku gjetën dhe sekuestruan 158 fishekë luftarakë dhe një kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 35-vjeçari u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.