Vendosni fjalën kyçe....

Sot protesta e opozitës, Blushi: Dita për të gjëmuar fort revolta dhe zemërata


Opozita shqiptare ka thirrur për sot një protestë kombëtare në Tiranë, duke ftuar qytetarët të mblidhen në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për reagimin qytetar ndaj situatës në vend.

“22 Marsi na kujton se demokracia fitohet, por edhe mbrohet çdo ditë.

Sot, ora 18:00, të gjithë para Kryeministrisë.

Kundër një Kryehajduti skizofren Edi Ramës që e përdor ligjin si mburojë për vjedhjet e tij dhe që e kriminalizoi shtetin në çdo qelisë.

Të gjithë në shesh sepse varfëria, korrupsioni, droga, shpopullimi, sulmi ndaj familjes dhe fëmijëve, abuzimi me pushtetin dhe taksat, mungesa e sigurisë për jetën, plaçkitja e pronës publike dhe private, çmimet e papërballueshme, padrejtësia, burgimi për parkim dysh dhe arroganca nuk mund të pranohen kurrë si normalitet.

Protesta është e vetmja zgjidhje dhe e vetmja shpresë! Të ngrihemi për të shembur nën këmbët tona një regjim!
Sot është dita për të gjëmuar fort revolta dhe zemërata! Pranverën dhe Demokracinë që sjell 22 Marsi nuk e ndal dot askush!”, shkruan Blushi.