
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bëri sot thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si pengesë kryesore për integrimin europian të Shqipërisë.
“Edi Rama po pengon integrimin europian sepse po mbron politikisht korrupsionin. Edi Rama është izoluar. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë. PROTESTO,” shkruan Bardhi.
Thirrja e kryetarit të PD-së shoqërohet edhe me një video, ku sipas tij, zbulohen premtime të Ramës për integrimin europian që ai i cilëson të dyshimta. Në videon e publikuar, kryeministri shprehet se “PS do i sigurojë shqiptarëve pasaportën evropiane më 2030-tën”.
Protesta e paralajmëruar për këtë fundjavë vjen në vijim të aksioneve të opozitës për të kërkuar largimin e kryeministrit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.