
Ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller, ka vdekur në moshën 81-vjeçare dhe Presidenti Donald Trump dha një reagim të ashpër në Truth Social.
“Robert Mueller sapo vdiq,” postoi Trump në Truth Social. “Mirë, jam i gëzuar që ka vdekur. Ai nuk mund të lëndojë më njerëz të pafajshëm!” shtoi Trump.
Mueller udhëhoqi FBI-në nga viti 2001 deri në 2013 dhe më vonë shërbeu si këshilltar special (special counsel) duke hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, një hetim që mbuloi me hije një pjesë të madhe të presidencës së Trump-it.
Në fund të fundit, hetimi ndaj Trump-it dha rezultate të përziera. Hetuesit zbuluan dhjetëra kontakte sekrete dhe shpesh të nivelit të lartë midis fushatës së Trump-it dhe qeverisë ruse, pavarësisht se të dyja palët mohuan se kishte të tilla.
Hetimi gjithashtu theksoi se si Trump përfitoi me dëshirë nga ndërhyrja e Kremlinit në zgjedhje dhe se fushata e tij “priste që do të përfitonte elektoralisht nga informacioni i vjedhur dhe i publikuar përmes përpjekjeve ruse”.
Megjithatë, Mueller nuk vërtetoi se fushata e Trump-it bashkëpunoi (conspired) me Rusinë. Ai gjithashtu mori vendimin e diskutueshëm për të mos e akuzuar Trump-in për pengim të drejtësisë, edhe pse kishte provat që i duheshin, duke thënë se e kishte të ndaluar madje edhe ta konsideronte këtë sepse Trump ishte presidenti në detyrë në atë kohë.