Vendosni fjalën kyçe....

Raportet në medie: Sulmohet agjencia e spiunimit izraelite “Mossad” në Irak


Mediat e Irakut dhe ato të lidhura me Iranin si Press TV, raportojnë se agjencia e spiunimit e Izraelit “Mossad” në Irak, ka qenë mbrëmë nën një sulm vdekjeprurës. Por ende ky lajm nuk është konfirmuar nga burime zyrtare.

Agjencia e spiunimit e Izraelit “Mossad” është sulmuar në Irak, thonë burimet e sigurisë për mediet e Irakut, me një numër forcash izraelite që dyshohet se kanë mbetur të vrarë ose të plagosur.

Sabereen News raportoi të martën vonë se një strukturë e lidhur me agjensinë spiune të “Mossad” të Izraelit, ishte sulmuar nga “forca të panjohura” në veri të vendit.

Media irakiane tha se sulmi rezultoi në vdekjen dhe plagosjen e një “numri të forcave izraelite”, duke i dhënë një “goditje të rëndë” regjimit dhe agjencisë së tij të spiunimit.

Gazeta raportoi se burimet nuk arritën të japin detaje mbi vendndodhjen e sulmit dhe shkallën e dëmtimit, megjithatë shtonte: “Nesër, ne do të ndajmë disa fotografi të operacionit.”

Duke reaguar ndaj incidentit, një komandant ushtarak i rangut të lartë irakian tha në një intervistë me rrjetin televiziv rus “RT” se ata nuk kishin marrë deri më tani ndonjë lajm në lidhje me sulmin.

Mediat në Irakun verior ende nuk kanë komentuar mbi sulmin.

Incidenti erdhi disa orë pasi një anije izraelite u sulmua në portin Emirati të Fujairah, duke shkaktuar dëme, por pa viktima. “Kanali 12″ i Izraelit citoi zyrtarë të regjimit të paemëruar, të fajësonin Iranin për sulmin e anijes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *