Vendosni fjalën kyçe....

Nesër protestë kombëtare, PD: Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht


Opozita do të zhvillojë nesër protestën e radhës kombëtare në Tiranë.

Sipas një mesazhi të zbardhur nga BW, Partia Demokratike u ka bërë thirrje strukturave për mobilizim maksimal, duke theksuar se reagimi nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të garantojë zgjedhje të lira.

“Të dashur demokratë: Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë.
E diel, ora 18.00, në Bulevard”, thuhet në mesazh.

Protesta e opozitës do të mbahet nesër në orën 18:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërkohë që ende nuk është bërë e qartë se cili skenar do të ndiqet.