Vendosni fjalën kyçe....

Fundjavë politike – PS mbledh Asamblenë në Lalëz, PD protestë kombëtare të dielën



Kjo fundjavë, ndonëse festive për qytetarët, pritet të jetë e ngarkuar me zhvillime politike në vend, teksa dy forcat kryesore politike kanë paralajmëruar aktivitete të rëndësishme.

Paraditen e së shtunës, Partia Socialiste do të mbledhë në Lalëz Asamblenë Kombëtare, ku në fokus do të jetë organizimi i brendshëm dhe ristrukturimi i partisë në prag të sfidave të ardhshme politike. Në këtë mbledhje pritet të diskutohen zgjedhjet në strukturat drejtuese të degëve, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ndërkohë, të dielën pasdite, në ditën e Sulltan Novruzit, Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë kombëtare kundër qeverisë. Opozita synon vijimin e aksionit politik në terren, duke kërkuar rrëzimin e qeverisë, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.