Vendosni fjalën kyçe....

“Në PD kanë frikë të vënë në diskutim autoritetin e Berishës, ata që mendojnë ndryshe përjashtohen”


Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji pohoi mbrëmjen e sotme se në PD ka një shumicë të heshtur që rri e tërhequr pasi nuk ka hapësirë.

Po kështu ai theksoi se shumë anëtarë ose simpatizantë që bëjnë kritika janë përjashtuar nga partia. Sipas tij, në opozitë demokratët kanë frikë ta vënë në diskutim autoritetin e kryetarit, pavarësisht premtimeve të pambajtura prej tij.

“Ka një shumicë që rri në PD e tërhequr dhe nuk angazhohet sepse nuk i krijohet hapësira. Nëse shqetësimet do të dëgjoheshin nga lidershipi do t’i shërbenin partisë. Për shkak të mosreflektimit nga 11 maji deri më sot, nga PD ose janë larguar ose janë tentuar të përjashtohen. A fiton PD duke u rrudhur? Unë dua që PD të jetë një parti fituese dhe jo një parti që vegjeton sa herë humb zgjedhjet. PD duke u hapur tejkalon deformimin e vullnetit të zgjedhëseve. Në opozitë kanë frikë të vendosin në diskutim autoritetin e liderit i cili ka thënë do e mund Edi Ramën, do zgjidh problemet me ndërkombëtarët, do e tërheq Ramën zvarrë brenda 6 muajsh, deputetët do i zgjedhin anëtarësia jo kryetari dhe një sërë premtimesh të pambajtura. A bëhet PD fituese kështu”, u shpreh Salianji.