
Ashtu sic pritej, favoritët janë kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Bajerni ka shpartalluar edhe në Gjermani Atalantën 4-1 duke mos e vënë në dyshim për asnjë çast biletën.
Liverpuli ka përmbysur Gallatasarajin në Angli 4-0 pas humbjes në Stamboll një javë më parë.
Barcelona ka luajtur tenis me Njukasëllin në Spanjë duke e mundur ekipin anglez 7-2 në një ndeshje me plot gola e spektakël për tifozët e zjarrtë katalanas.
Atletiko e Madridit u mund në Angli prej Totenhemit 3-2 por falë fitores 5-2 një javë më parë në shtëpi, shkon më tej.