
Ka filluar seanca plenare në Kuvend, pas Konferencës së Kryetarëve që miratoi përfshirjen në rend dite të projektrezolutës së Partisë Socialiste për shpalljen e Iranit “shtet terrorist”.
Siç ishte paralajmëruar, opozita ka bojkotuar seancën, duke argumentuar se projektrezoluta nuk ishte përfshirë në rendin zyrtar të ditës.
Në sallën e parlamentit, karriget e opozitës janë pothuajse të gjitha bosh, përveç atyre të Redi Muçit dhe Erald Kaprit.