Vendosni fjalën kyçe....

PD cakton kalendarin e proceseve të brendshme, më 23 maj zgjidhet kryetari i partisë


Partia Demokratike e Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e Kryesisë, ku janë marrë disa vendime për organizimin e brendshëm dhe proceset zgjedhore në strukturat e saj.

Sipas informacioneve të raportuara nga gazetari Osman Stafa, gjatë mbledhjes është vendosur që zgjedhjet në degët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin të përfundojnë deri më 30 prill.

Po ashtu është përcaktuar edhe kalendari i proceseve të tjera organizative brenda partisë. Më 23 maj do të zhvillohet zgjedhja e kryetarit të Partia Demokratike e Shqipërisë, ndërsa më 6 qershor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë është vendosur gjithashtu krijimi i një grupi pune për rishikimin e statutit të partisë. Ky grup do të drejtohet nga Gazment Bardhi dhe do të ketë në përbërje edhe disa anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike.

Në këtë grup bëjnë pjesë Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Elda Hoti, Keltis Kruja, Adriana Kalaja, Marash Logu dhe Franc Nuri.

Ky grup pritet të punojë për ndryshimet dhe përditësimin e statutit të partisë, të cilat më pas do të diskutohen dhe miratohen në forumet e larta të Partisë Demokratike.