
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se moslejimi i heqjes së imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, pas kërkesës së Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin e saj, nuk ka të bëjë me mbrojtjen e saj nga kryeministri.
Në një deklaratë për mediat pas paraqitjes në SPAK, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama po përpiqet të mbrojë veten dhe përfshirjen e tij në disa çështje që, sipas tij, janë tashmë nën hetim.
“Të mendosh se Rama mbron Ballukun do të thotë të mashtrosh njëqind herë veten. Rama mbron vetëm veten dhe vjedhjet e tij dhe ‘Lindat’ e tij, sepse është i përfshirë në disa dosje”, tha Berisha.