Vendosni fjalën kyçe....

Lazio mposht Milanin me golin e Isaksenit



Lazio
triumfoi 1-0 ndaj AC Milan në ndeshjen e Serisë A.

Goli i vetëm i takimit u realizua nga Gustav Isaksen në minutën e 26-të.

Kuqezinjtë dominuan në mbajtjen e topit gjatë pjesës së dytë, por përballë kishin një kundërshtar të organizuar mirë në mbrojtje.

Rrezikshëm për Milanin u shfaqën disa herë Youssouf Fofana dhe Christian Pulisic, ndërsa provoi të gjejë golin edhe Ardon Jashari.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në vendin e nëntë me 40 pikë, një pozicion që mbetet larg pritshmërive të klubit. Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri nuk arrin të përfitojë nga gabimi i Inter Milan dhe mbetet 8 pikë pas zikaltërve në renditje.