Vendosni fjalën kyçe....

“Jam gati të drejtoj Iranin sapo të bjerë qeveria” – Princi në mërgim


Princi i Kurorës i Iranit në mërgim, Reza Pahlavi, deklaroi të shtunën se është gati të udhëheqë tranzicionin e Iranit “sapo Republika Islamike të rrëzohet”.

Ndërsa lufta në Iran hyri në javën e saj të tretë, Pahlavi – djali i të ndjerit Shah Mohammad Reza Pahlavi – tha se ka punuar muajt e fundit për të zhvilluar një plan tranzicioni në rast se regjimi iranian bie, për të siguruar që vendi të mos përjetojë ndërprerje në qeverisje.

Pahlavi tha në një postim në rrjetet sociale se “individë të aftë” janë identifikuar si brenda ashtu edhe jashtë Iranit për të udhëhequr atë që ai e quajti një “sistem tranzitor”.

“Sistemi tranzitor, nën udhëheqjen time, do jetë gati të marrë qeverisjen e vendit sapo Republika Islamike të bjerë dhe, në kohën më të shkurtër të mundshme, të vendosë rregullin, sigurinë, lirinë dhe kushtet për mirëqenien dhe lulëzimin e Iranit,” tha ai.

Pahlavi ka jetuar në mërgim që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, i cili përmbysi monarkinë e Iranit dhe vendosi Republikën Islamike.

Vitet e fundit ai ka kërkuar ta pozicionojë veten si një figurë bashkuese e opozitës dhe ka thënë se do ndihmonte në udhëheqjen e një tranzicioni të pushtetit nga teokracia në demokraci në Iran, shkruan Fox.

Në një mesazh drejtuar “bashkëatdhetarëve” të tij, Pahlavi tha se plani i tij për qeverisjen e vendit do të binte brenda kornizës së “Projektit të Prosperitetit të Iranit”.