Në Sesionin e 70 të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave, Shqipëria prezantoi raportin vullnetar mbi zbatimin e Konkluzioneve, përmes ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala.
Ministrja nënvizoi se Shqipëria ka ndërmarrë reforma ligjore në përputhje me procesin e integrimit europian.
Një nga zhvillimet kryesore sipas saj është miratimi i Ligjit për Barazinë Gjinore në vitin 2025, i cili parashikon një prag minimal përfaqësimi prej 30% dhe synon arritjen e barazisë së plotë gjinore deri në vitin 2035.
Progres, – tha ministrja, – është shënuar edhe në përfaqësimin e grave në politikë dhe vendimmarrje. Aktualisht, gratë përfaqësojnë 35% të Parlamentit, mbi 40% të qeverisë dhe më shumë se 40% të këshilltarëve bashkiakë.
