Vendosni fjalën kyçe....

Kokainë, fara kanabisi dhe municione luftarake, arrestohet 34-vjeçari në Devoll


Policia ka arrestuar një 34-vjeçar në Devoll, pasi u kap me lëndë narkotike, municione luftarake dhe një shumë parash.

Operacioni u zhvillua nga strukturat e Policia e Shtetit në Korçë dhe u kodua “Braçanj”. Në pranga ra shtetasi me inicialet D. M., 34 vjeç, banues në fshatin Braçanj.

Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj të riut u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë. Më pas, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën fara kanabisi, një sasi municioni luftarak dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se 34-vjeçari dyshohej se merrej me veprimtari të paligjshme që lidhen me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kultivimin e bimëve narkotike dhe mbajtjen pa leje të municioneve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Korçës për veprime të mëtejshme hetimore.