Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë



Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të Sarandë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa dyshohet se është qëlluar rreth tri herë në ajër.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të identifikuar autorin dhe për të sqaruar motivet e ngjarjes.

Priten detaje të tjera në vijim nga policia.