
Kreu i PD-së Berisha përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama lidhur me mbrojtjen e ish.zv-kryeministres Balluku.
Gjatë një takimi me demokratët në turin që ka nisur, kryedemokrati theksoi se reagimi i kreut të qeverisë është reagimi i një hajduti që përpiqet të shpëtojë lëkurën me çdo mjet.
“Një faktor tjetër tani, të cilin opozita e ka denoncuar çdo ditë, por edhe mediat, duhet të jemi realistë, një faktor tjetër është bërë faktor famëzi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, është faktori korrupsion, në të cilin kryeministri vetë njëherë me emër Belinda Balluku, njëherë tjetër me emër Ergys Agasi, është protagonist i aferave korruptive më të mëdha. Dhe përveç kësaj, reagimi i tij, reagim tipik i hajdutit që për të shpëtuar lëkurën është i aftë të marrë çdo vendim dhe veprim, ishte mbyllja e dyerve hetimit dhe sistemit të drejtësisë. Njeriu që në një paranojë injorance, sepse ai është një injorant i shpëlarë nga konceptet, sepse u garantoj ju dhe shqiptarët se nuk ka pasur kurrë në atë post një zyrtar më injorant dhe më të shpëlarë nga konceptet se ai. Kurrë.” – tha kreu i PD-së.
Më tej ai theksoi ser pavarësisht rreth 12 miliardë eurove të shpenzuara në infrastrukturëm, ajo që ka ngelur janë vepra të prishura që nuk i kanë rezistuar kohës.
“Ndiqjani fjalorin, në fjalorin e tij nuk gjeni dot një fjalë të vetme të qeveritarit që qeveris. Gjen vetëm gjuhën e një ordineri rrugësh, i cili për hir të së vërtetës me qëndrimin e tij ndaj korrupsionit, humbet çdo legjitimitet, edhe sikur zgjedhjet e 11 majit të kishin qenë zgjedhjet e standardeve më të mira botërore. Opozita dhe PD të përgatitet në mënyrën më serioze për problematikat e krijuara nga një regjim 12 vjeçar. Ne filluam këtë debat dhe përgatitje e programit me infrastrukturën. Në infrastrukturë dhe punë publike në 12 vite janë investuar mbi 12 miliardë euro. Po të hidhni sytë se çfarë metët, përveç rrasave të gurit në sheshin Skënderbe që të bëjnë të pjekësh kafen në korrik, insfrastruktura dhe Rilindja Urbane, janë dëshmia më flagrante e shpërdorimit, vjedhjes absolute të pa ndodhur më parë”, tha ai.