Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e pezullimit nga detyra


Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike.

Sipas një njoftimi zyrtar për mediat, Balluku paraqiti më 13 mars 2026 pranë gjykatës kërkesën për “revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal me karakter ndalues ‘pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’”. Kjo masë ishte vendosur ndaj saj me vendimin nr. 118, datë 19 nëntor 2025, nga e njëjta gjykatë.

Në kërkesën e saj, Balluku kërkonte gjithashtu konstatimin e shuarjes ose rënies së kësaj mase sigurimi, e cila përfshin pezullimin nga funksionet e larta shtetërore si zëvendëskryeministre e Shqipëria dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi u mor në bazë të neneve 112, 260/1, 262/2 dhe 267 të Kodit të Procedurës Penale dhe mban numrin 229, datë 13 mars 2026.

 

 

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Kërkuesja (e pandehura) Belinda Balluku me datë 13.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë)”, të caktuar ndaj kërkueses me Vendimin Nr. 118, dt.19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Konstatimin e shuarjes/rënies së kësaj mase sigurimi personal me karakter ndalues.”.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260/1, 262/2 dhe 267 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 229 datë 13.03.2026, vendosi:
  3. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (të pandehurës) Belinda Balluku.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës.

Tiranë, më datë 13.03.2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

gjkko balluku