
Deputeti i Partisë Demokratike e Shqipërisë, Klevis Balliu, përmes një video-mesazhi në rrjetin social Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e opozitës kundër korrupsionit.
Gjatë fjalës së tij, Balliu akuzoi qeverinë se arreston qytetarët e zakonshëm, ndërsa për pushtetarët e korruptuar kërkon amnisti.
Ai u ndal edhe te çështja e deputetes Belinda Balluku, duke pretenduar se mazhoranca po përpiqet të mos lejojë arrestimin e saj.
“Sot qeveria që ka lënë në burg dhe ka arrestuar qytetarët se nuk kanë paguar dritat, fshihet në Kuvend me gjithë këto forca policie që Balluku të mos futet në burg pavarësisht miliarda euro të vjedhur. Sot në orën 10 të gjithë qytetarët të bashkohen kundër një qeverie që kërkon burg për qytetarët dhe amnisti për pushtetarët e korruptuar”, tha ai.