Vendosni fjalën kyçe....

IEA miraton lirimin e 400 milionë fuçive naftë, vendimi merret njëzëri nga 32 vende


Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka vendosur të lirojë 400 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente për të kompensuar furnizimin e humbur në tregjet globale, pas “mbylljes efektive” të Ngushtica e Hormuzit.

Njoftimi u bë nga drejtori ekzekutiv i agjencisë, Fatih Birol, i cili tha se vendimi është miratuar njëzëri nga 32 vendet anëtare dhe përbën lirimin më të madh të rezervave emergjente në historinë e agjencisë.

“Sfidat në tregun e naftës me të cilat po përballemi janë të paprecedenta në përmasë, prandaj jam shumë i kënaqur që vendet anëtare kanë reaguar me një veprim kolektiv emergjent të një madhësie të paprecedentë,” u shpreh Birol.

Sipas IEA, rezervat emergjente do të hidhen në treg gradualisht, në përputhje me rrethanat dhe vendimet e secilit shtet anëtar.

Agjencia thekson se ky është vetëm rasti i gjashtë kur miratohet një lirimi i koordinuar i rezervave strategjike të naftës. Masa të ngjashme janë ndërmarrë më parë në vitet 1991, 2005, 2011 dhe dy herë gjatë vitit 2022.

Sipas të dhënave të Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, vendet anëtare mbajnë mbi 1.2 miliardë fuçi naftë në rezervat emergjente shtetërore, ndërsa rreth 600 milionë fuçi të tjera ruhen nga industria e naftës me detyrim nga qeveritë, duke krijuar një rezervë të konsiderueshme për situata krize në tregjet energjetike globale.