
Tre të rinj janë plagosur pas një sherri me thika në Bulqizë.
Të plagosur kanë mbetur 26-vjeçari Fluturim Tolle, 26-vjeçari Adhurim Koçi dhe 22-vjeçaru Renaldo Dauti.
Të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës në Tiranë ku më rëndë paraqitet gjendja e Tolles, shkruan Shqiptarja.
Dyshohet se të rinjtë janë përplasur brenda një lokali dhe më pas kanë dalë jashtë ku janë përplasur fizikisht.